Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Shkupi sërish i blinduar,edhe në tokë edhe nga ajri

$
0
0

Fluturimet e helikopterëve kanë prishur qetësinë mbi Shkup që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm, kurse forca të mëdha policore janë pozicionuar para gjykatës Supreme në Shkup, ku sot do të paraqiten   para gjykatës pjesëtarët e Grupit të Kumanovës ,informon INA
Forca të mëdha policore  nuk vërehen vetëm para gjykatës, por edhe në pika tjera kyçe në Shkup.
Të akuzuarit do të gjykohen për veprat penale “organizim terrorist” nga neni 394-a dhe për “terrorizëm” nga neni 394-b sipas Kodit Penal i Maqedonisë. Më 7 dhjetor të vitit 2015 që të gjithë 29 të akuzuarit për terrorizëm para Këshillit Gjyqësor të Gjykatës Themelore Shkupi 1 janë deklaruar se nuk ndjehen fajtor për veprën “terrorizëm”.
Në seancën e sotme pritet të japin deklaratat e tyre dëshmitarët e caktuar nga Prokuroria publike, por edhe persona të tjerë.
Në dy seancat e kaluara janë dhënë deklaratat nga të akuzuarit, të cilët kanë hedhur poshtë aktakuzën e ngritur duke theksuar se nuk kanë të bëjnë me terrorizëm.
Nga ana tjetër, pala mbrojtëse e të akuzuarve ka theksuar se ky rast duhet të shkojë në duart e Prokurorisë Speciale. (INA)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466