Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në rrjetin social facebook, ka shprehur ngushëllime familjarëve që kanë humbur jetën në Tetovë pas vërshimeve që ndodhën ditën e djeshme. Ai ka thënë se Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës duhet t’i ndalin në ndihmë Maqedonisë dhe komunës së Tetovës në mënyrë që të tejkalohet sa më shpejt e gjithë kjo situatë.
Ja dhe statusi i tij i plotë:
Të dashur miq, dje një përmbytje e egër në Tetovë mori jetën tre fëmijëve dhe një qytetari të moshuar dhe janë të zhdukur dy dhe plagosur shumë të tjerë. Kjo përmbytje e rrëmbyeshme ka sjellë gjithashtu shkatërrime të mëdha. Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta famijleve të viktimave dhe uruar shërim të shpejtë të plagosurve, ju bëj thirrje qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës të bashkërendojnë me autoritet e Maqedonisë dhe komunën e Tetovës një ndihme urgjente për këtë komunë në mënyrë që të kapërceje sa me shpejt situatën e krijuar!