Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Varroset Ritoni dy vjeçar nga Shipkovica

$
0
0

Sot pas namazit të iqindis mijëra banorë të fshatit Shipkovicë kanë varrosur Ritonin dy vjeçarë i cili humbi jetën gjatë vërshimeve të ditës së djeshme. Motra e tij rezulton e zhdukur dhe për këtë rast ushtria ka dalur në teren me qenët e tyre për ta lokalizuar.





Reshjet shkatërruese në Tetovë
Posted by Tetova News on Tuesday, August 4, 2015


F. Brodec sotRruga Brodec -Shipkovicë.
Posted by Tetova News on Tuesday, August 4, 2015


Fshati Bozovcë dje
Posted by Tetova News on Tuesday, August 4, 2015


Rajoni i Tetovës i shkatërruar nga përmbytjet
Posted by Tetova News on Tuesday, August 4, 2015


Gruevski në Shipkovicë
Posted by Tetova News on Tuesday, August 4, 2015


Gjendja në Reçicë të Vogël dhe Reçicë të Madhe pas vërshimeveVideo nga Tv Super Sky
Posted by Tetova News on Tuesday, August 4, 2015


Shipkovicë, tre viktima dhe mbi 20 shtëpi të shkatërruara tërësishtBanorët e Shipkovicës janë zgjuar në mes të rrugës. 3 viktima nga ky fshat, mes të cilëve, një fëmijë 1 vjeç e gjysmë, ndërkohë që viktimë e katërt mendohet të jetë ende nën gërmadha. Mbi 20 shtëpi rezultojnë të shkatërruara tërësisht. Një ditë nga vala e përmbytjeve, banorët e fshatit Shipkovicë të Malësisë së Tetovës janë plotësisht të demoralizuar dhe të habitur nga një katastrofë e tillë natyre, e pa përjetuar ndonjëherë më parë në këtë fshat.“S’kam koment, natë kritike ka qenë. Kemi dy fëmijë të vdekur të vegjël, njërin e kanë nxjerr mundohemi edhe tjetrin ta nxjerrim. Dy vjeçar është fëmija... vajza është më e rritur pak” , deklaroi Agim Yzeiri, familjar i dy fëmijëve të vdekur.“Katastrofë, vdekjen e kemi pa me sy, çka të ju them e shihni vet. Kemi mbet pa asgjë nuk di edhe unë çka të them, s’mund ta përshkruaj”.“Ja si e kemi kaluar natën e mbrëmshme, shiheni vet, më tepër skam. Po kemi dy të vdekur”.“Për një kohë të shkurtër u bë zi keq, ndodhi, u ndal shiu dhe ja e shihni vet si është nuk e di çka të them”.Në ndihmë të banorëve, që natën e mbrëmshme kanë dalë një pjesë e ushtrisë, komunës dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Drejtuesi i shtabit të krizës së fshatit Shipkovicë Nijazi Kadria ka falënderuar të gjitha institucionet që kanë ardhur për ndihmë ndërsa kërkon që të ndihmohet edhe me ushqim dhe ujë për pije.“Ne ballafaqohemi me këto vështirësi por falë të gjitha organeve, pushtetit komunal, janë mundu të na ofrojnë ndihmën bazike që ka nevojë popullata. Kishim nevojë për bukë dhe ujë, këto na kanë ofruar. Mbrëmë ka qenë edhe kryeministri Gruevski dhe Teuta ishte pas orës tre të natës kjo është situatë më e keqe se lufta. 20 shtëpi janë të demoluara. S’kanë asnjë shans për jetë aty duhet të fillojnë ndihmat anekand”, tha Nijazi Kadria, Shtabi i krizës së Shipkovicë.“Deri në orën 9 e gjysmë afërsisht 20 persona kanë kërkuar ndihmë, pjesa më e madhe të traumatizuar, një pjesë bukur e mirë kanë qenë fëmijë dhe pleq ka pasur, ka pasur edhe të lënduar me prerje dhe lëndime të tjera po kryesisht tepër janë të traumatizuar”, theksoi Nazim Kasami, mjek urgjence.Banorët dhe ushtria vazhdojnë të punojnë intensivisht për të gjetur edhe një fëmijë i cili rezulton i zhdukur që mbrëmë. Intensivisht po punohet po ashtu edhe për pastrimin e rrugës kryesore, e cila ka bllokuar lëvizjen edhe të fshatrave Brodec, Veshallë dhe Bozovcë.Bashkim Sulejmani
Posted by Tetova News on Tuesday, August 4, 2015

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>