Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Përfundon punimet Forumi i rrjeteve të studentëve dhe të rinjve të diasporës

$
0
0

Forumi i rrjeteve të studentëve dhe të rinjve të diasporës, mekanizma këto të iniciuara nga Ministria e Diasporës që janë formuar në përpjekje për të bërë organizimin sa më të mirë të diasporës dhe thellimin e bashkëpunimit, ka përfunduar punimet.
Njëzet pjesëmarrësit nga vende të ndryshme të Evropës, kanë arritur të nxjerrin një draft-platformë, e cila do të shërbejë për punën e mëtejshme të rrjeteve deri në krijimin e Unionit.
Përveç Prishtinës, ku edhe u përmbyllën këto punime, pjesëmarrësit me organizim të Ministrisë së Diasporës, udhëtuan edhe në Tiranë, për t’u njohur për së afërmi me krerët e institucioneve të Republikës së Shqipërisë, si dhe për të marrë inputin e tyre lidhur me bashkëpunimin institucional në të ardhmen.
Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, ministri Valon Murati me bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, si dhe përfaqësues të rrjetit Asan përgëzuan iniciativën, duke u shprehur të gatshëm që këtë bashkëpunim ta ngrenë në nivel akoma më të lartë./KosovaPress/

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>