Socialdemokratët gjermanë (SPD) po marrin në konsideratë mbajtjen e një votimi të drejtpërdrejtë të anëtarëve të tyre për të zgjedhur një kandidat,i cilido të sfidojë kancelaren Angela Merkel në zgjedhjet e ardhshme kombëtare të 2017-ës.
Udhëheqësit kryesorë të SPD-së deklaruan sot se ata ishin të hapur për kryerjen e një plebishiti, për rreth 474 000 anëtarëve të partisë, për të vendosur për kandidatin e tyre për kancelar.
Kjo erdhi pas një thirrjeje nga liderja e të rinjve të SPD-së, Johanna Uekermann e cili u shpreh sot për të përditshme “Welt”se, çdo anëtari duhet t’i lejohet një rol në zgjedhjet paraprake.
Shefi i SPD-së, Sigmar Gabriel ka treguar kohët e fundit se anëtarësia e partisë duhet të lejohet të votojë, në qoftë se disa kandidatë duan të dalin në krye në fushatën zgjedhore.
Debati në lidhje me zgjedhjen e një kandidatit për kancelar vjen në vazhdën e komenteve të bërë muajin e kaluar nga kryeministri i shtetit, Torsten Albig nëse partia e tij do të mund të gjejë një kandidat i cili do të mundë Merkelin, i cili rregullisht kryeson në anketat e opinionit publik si politikani më popullor i vendit.
SPD-ja është aktualisht anëtarja më e re në koalicionin konservator të udhëhequr nga Merkel, që erdhi në pushtet në vitin 2013.