Përmbytjet e ditës së hënën shkaktuan dëme të mëdha materiale edhe në fshatin Sellcë gjegjësisht në një lagje të këtij fshati. Nga vërshimet janë dëmtuar disa shtëpi si dhe rrjeti i kanalizimit i ujësjellësit. Banorët e fshatit shprehen se kanë përjetuar një tmerr të vërtetë por fatmirëissht nuk kanë viktima dhe të lënduar nga kjo katastrofë natyrore. Ata janë shprehur se deri më tani nuk i ka vizituar asnjë institucion dhe Tv Koha është mediumi i parë që ua përcjell publikut hallet e tyre.
Përroi mbi shtëpitë e dëmtuara të fshatit Sellcë, gjithmonë është rrezik potencial për banorët.
Nga ky fshat kanë apeluar që autoritetet kompetente lokale dhe shtetërore t`iu dalin në ndihmë.