Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Disa lagjeve të Shipkovicës ende ju kanoset fundosja (VIDEO+FOTO)

$
0
0





Kanë kaluar gjashtë ditë nga 3 gushti kur Shipkovica përjetoi vërshimet tragjike, mirëpo toka në këtë fshat ende nuk është qetësuar në tërësi. Më e rrezikuar është lagja e epërme afër “Përroit të Hallës”, përrua i cili solli ujërat, rërën dhe gurët që shkatërruan qendrën e këtij fshati duke shkaktuar edhe viktima.
Të çarat e tokës në këtë pjesë të fshatit sa vijnë e zgjerohen, tregojnë banorët. Në këto pohime të tyre bindemi edhe ne sepse vërehet qartë se të çarat janë shumë më të mëdha se ditën e parë pas vërshimeve, kur po ashtu vizituam këtë lagje. 





Ndër shtëpitë më të rrezikuara është ajo e Xhelil Kamberit, shtëpi e cila gjendet menjëherë përreth përroit.
“Toka për çdo ditë po lëviz nga pak. Nuk guxojmë të kalojmë natën në shtëpi. Ditën rrimë në shtëpi, kurse natën flemë te shtëpia e vëllait e cila është në vend më të sigurt”, thotë Xhelili, deri sa na tregon çarjet që tregojnë se toka nuk është stabile. Banorët e kësaj pjese por edhe barë Shipkovicës tani më së tepërmi frikohen nga reshje të sërishme të shiut, sepse toka ende nuk është stabilizuar.



“Para një jave lusnim zotin që të bjerë shi që të na freskoje nga vapa dhe thatësia e madhe. Tani lusim zotin që të mos bie shi”, thotë Xhelili për "Lajm".

Edhe më tepër frika vërehet te bashkëshortja e tij Rife Kamberi.
“Do të na përpijë toka. Kërkojmë ndihmë sa më shpejtë edhe nga shteti edhe nga njerëzit humanë që të ndërtohet ndonjë mur dhe të stabilizohet vendi, sepse përndryshe do të përsëritet ajo që ndodhi më 3 gusht”, thotë ajo për "Lajm".
Për shkak të frikës nga shembja e tokës, djali i Xhelil Kamberit ka dërguar përkohësisht nusen me fëmijën e vetë te vëllezërit e saj në fshatin Gjermë. Edhe shumë familje tjera nga Shipkovica kanë dërguar fëmijët, pleqtë dhe gratë në shtëpi më të sigurta brenda fshatit, ose te familjarë të tyre në fshatra tjera dhe në Tetovë.
Nga sektori për urbanizëm në Tetovë janë duke hulumtuar rreziqet që ende i kanosen fshatit pas 3 gushtit. “Ka disa shkëmbinj, mirëpo nuk guxojmë të përdorim dinamit për shkatërrimin e tyre nga frika se mund të ketë pasoja për shtëpitë e fshatit”, thonë nga ky sektor.  








Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>