Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

”Daily Mail”: Zbulohet një plan i ISIS-it për vrasjen e mbretëreshës Elizabeth II

$
0
0


Një plan për një atentat me eksploziv kundër mbretëreshës Elizabeth II, të shtunën e ardhshme me rastin e 70-vjetorit të përfundimit të Luftës II Botërore, u zbulua nga policia dhe shërbimet sekrete britanike, njoftoi sot gazeta ”Daily Mail”.
Burime të gazetës bëjnë fjalë për një komplot të ideuar nga ISIS-i në Siri që parashikonte shpërthimin e një tenxhereje me presion, i ngjashëm me atentatin në maratonën e Bostonit në vitin 2013.
”Policia dhe kundërspiunazhi MI5 duket se u vunë në një garë me kohën për mënjanimin e sulmit”, shkruan ”Daily Mail”.
Festimet do të kryhen më 15 gusht në qendër të Londrës dhe do të transmetohen drejtpërdrejt nga BBC-ja.
Në ceremoni do të marrin pjesë edhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.
E informuar për komplotin, mbretëresha deklaroi se ishte e vendosur për të marrë pjesë në ceremoni, për të nderuar të rënët në luftë.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>