Nexhmedin Ismaili nga Shipkovica në një rrëfim ekskluziv për Lajm thotë se pasditen e 3 gushtit e ka pa vdekjen me sy.
Në duart dhe në fytyrën e tij ende vërehen lëndimet që i ka marrë duke luftuar me prurjet e vrullshme të ujit, rërës dhe gurëve që e kanë bartur në një distancë prej 300 metrave për vetëm 30 sekonda, siç shprehet.