Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Microsoft hedh dritë mbi tri prioritetet e kompanisë

$
0
0

Strategjia e njërës prej kompanive më të mëdha teknologjike në botë është duke ndryshuar. Pas disa vitesh fokusimi në sistemin e saj operativ Windows, duket se kompania tanimë do të ndjekë një strategji më të balancuar mes produkteve dhe shërbimeve të saj kryesore ku përfshihen Windowsplatformat cloud dhe suitat e produktivitetit. Në një dokument të publikuar online, janë renditur tre prioritetet kryesore të kompanisë, ku ajo që bën përshtypje në pamje të parë është mungesa e Windows.
Prioritetet janë: rivitalizimi i produktivitetit dhe proçeset e biznesit, ndërtimi i platformës inteligjente cloud dhe krijimi i kompjuterizimit të personalizuar. Asgjë nga këto nuk është diçka e padëgjuar. Si fillim e para i përkushtohet suitës së produktivitetit të Microsoft,Office 365. Prioriteti i dytë lidhet me produktin cloud Microsoft Azure ndërsa i fundit ka të bëjë me diçka të re për Microsoft, për të cilën ka pak kohë që flitet.
Tashmë Windows 10 ka mbërritur dhe Microsoft e ka quajtur atë si sistemin e fundit operativ, duke qënë se tani e tutje Windows 10 do të përditësohet në mënyrë të vazhdueshme. Përveç kësaj Microsoft po mundohet të sjellë Windows 10 në çdo paltformë të mundshme rivale por dhe në pajisje të ndryshme. Cortana është gjithashtu një element i rëndësishëm që Microsoft po kërkon ta sjellë dhe në iOS dhe Android. Pra kompania do që produktet e saj të përdoren pavarësisht se ku. Në këtë mënyrë Microsoft po i ofron konsumatorëve një eksperiencë më të personalizuar duke i lejuar ata të ruajnë e të shkëmbejnë të dhënat e tyre në çdo lloj pajisje. Mes të gjitha këtyre, Windows 10 ekziston si një urë lidhëse komunikimi, ndaj sigurisht që dhe Windows është një prioritet i rëndësishëm për Microsoft dhe pse jo i dukshëm në pamje të parë. (PC World Albanian)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>