Më parë, mesazhet direkte në këtë rrjet social ishin të limituar në vetëm 140 karaktere po aq sa lejohen edhe për një cicërimë publike. Por duke filluar që nga dita e sotme kjo shifë ka shkuar në 10,000 karaktere për mesazhet direkte. Ky limit i ri duhet të ofrojë kapacitet të mjaftueshëm.
Twitter që nga muaji Prill po bën ndryshime në këtë funksionalitet dhe kjo e fundit është një tjetër hap inkurajues për përdorimin e mesazheve direkt në këtë rrjet social.
Po ashtu në muajin Janar, Twitter shtoi mbështetje në mesazhet direkte për deri në 20 persona njëherazi. A e përdorni ju rrjetin social Twitter për të krye biseda private? (PCWorld Albanian)