Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Policia arreston tetë anëtarë të dyshuar dhe sekuestron 1,5 milionë euro të “Ndrangheta”-s

$
0
0

Policia në qytetin jugor të Katanxaros ka arrestuar sot tetë persona dhe ka sekuestruar rreth 1,5 milionë euro asete në një operacion për shkatërrimin e një grupi kriminal në Kalabri.
Personat e arrestuar janë anëtarë të dyshuar të ”Gallelli”-t dhe ”Procopio-Mongiardo”-s, të mafias kalabreze, që operojnë në zonën e Katanxaros.
Bandat kanë vënë në shënjestër bizneset, që kanë fituar kontrata publike dhe pronarët e hoteleve si dhe fshatra turistikë.
Pasuritë e sekuestruara ishin prona dhe aksione të kompanive.
Prokurori i antimafias, Giovanni Bombardieri vlerësoi kurajon e një sipërmarrësi, i cili denoncoi grupin kriminal.
“Operacioni i sotëm rrjedh krejtësisht nga deklaratat e bëra nga një biznesmen, i cili është torturuar për 20 vjet dhe gjeti guximin për të denoncuar tiraninë, që ai i ishte nënshtruar, pjesërisht falë rezultateve të hetimeve të kohëve të fundit në zonë”,u shpreh Bombardieri.
“Në një rast, biznesmeni është detyruar t’i dorëzojë mafias tre per qind të një kontratë publike prej 500 000 eurosh”, thanë hetuesit.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>