Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Itali, një i ri shqiptar gjendet i vrarë në banesë

$
0
0

Një i ri shqiptar është gjetur i ekzekutuar brenda një banese në zonën Faenzës në Ravena të Italisë.
Ekzekutimi mësohet të jetë bërë vetëm me një plumb, ndërsa në momentet e para policia dyshoi se bëhej fjalë për një vetëvrasje.
Pas hetimeve paraprake policia italiane tha se ka arritur në konkluzion se ngjarja ka ardhur si pasojë e vrasjes me armë zjarri nga persona ende të panjohur dhe për motive po ashtu të panjohur deri tani, raporton Ora.
As identiteti i viktimës nuk zbulohet deri tani, ndërkohë që karabinierët italianë janë duke hetuar për këtë ngjarje.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>