Kina deklaroi sot se kërkon nga Japonia të shprehë keqardhje të thellë e të sinqertë për krimet e kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore, disa orë pas fjalimit të kryeministrit Shinzo Abe.
Kryeministri, Shinzo Abe ka shprehur në emër të Japonisë keqardhjen e thellë për veprimet e vendit të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore që shkaktuan dëme dhe vuajtje të pamasë.
Ministria e Jashtme kineze e bëri këtë kërkesë në një deklaratë në faqen e saj duke dhënë reagimin e parë zyrtar nga Pekini, pas fjalimit të kryeministrit japonez një ditë më parë me rastin e 70 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Abe u bëri thirrje brezave të ardhshëm të jenë të distancuar nga këto akte.

Pa përmendur emrin e Shinzo Abes, Ministria e Jashtme tha se ishte vënë në dijeni të deklaratës së udhëheqësit të Japonisë në lidhje me kërkesën për falje.
Ajo shtoi se zëvendës-ministri i Jashtëm kinez, Zhang Yesui i shprehu ambasadorit japonez në Kinë, Masato Kitera qëndrimin e prerë të Pekini për këtë çështje.
Fjalimi i Abe-s ka qënë studiuar nga afër sepse kujtimet e pushtimit japonez që filloi në vitin 1930 dhe zgjati deri në kapitullimin e Japonisë në vitin 1945 mbeten ende një burim zemërate për popullin.