Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Banja shekullore

$
0
0

Asnjë terapi mjekësore nuk i ka bërë punë. Dhimbjet në boshtin kurrizor dhe në tërë këmbën e djathtë deri në thembër nuk po ia lehtësonin aspak barnat që po ia jepnin në QKUK.
Punë thotë të mos i ketë bërë as deti, pos që “është kënaq t’u pa nasihat me sy”, shkruan sot e Diela me Koha Ditore.
Ragip Mehmetit nga fshati Barilevë i Prishtinës thotë se i ka dalë ilaçi “kah nuk e ka pritur fare”. Sebep është bërë një haxhi Avdyli nga i njëjti fshat, kur para gjashtë vjetëve në namazin e teravive ia kishte propozuar vendin ku mund të gjente shërimin. Diagnoza e mjekëve specialistë se kishte “ishias e reumë” tashmë nuk vlen për Ragipin. Ilaçi i ka dalë në banjën që vetë është pa analiza se çka shëron. Thotë se banja e Shakovicës e ka ripërtërirë.
“Para 6 vjetëve nuk mujsha me i fal taravitë prej kamës, prej kurrizi e deri në themër m’dhimke. M’thojshin mjekët ishijas, reumë e çka nuk um thojshin. M’thanë me ba terapi n’spital, telashe u pata ba, edhe sen tybe nuk m’kanë nimu. M’thanë me shkue n’deti, u pata knaq t’u u la edhe t’u pa nasihat, po absolutisht nuk m’kanë nimu”, thotë Ragip Mehmeti, që sapo kishte dalë nga banja e Shakovicës, e cila thotë t’ia ketë hequr dhimbjet si me dorë.
“Isha në namaz të teravive, edhe një haxhi Avdyli i Barilevës më tha shko n’bajë. Edhe erdha këtu. Qe 6 vjet kjo kama jem e djathtë nuk m’dhem hiç. Unë falna shumë po ma herët nuk kam guxue me majt kamën si duhet në namaz e tash e la qysh due”, tregon Ragipi problemin që kishte pasur. 

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>