Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Përse është Britania e Madhe një vend kaq i mrekullueshëm dhe i veçantë?

$
0
0
Nga Edmond Ibrahimi*


Gjithnjë e kam pyetur veten çfarë e bën Mbretërinë e Bashkuar kaq të veçantë krahasuar me vendet e tjera? Përpara disa ditësh pata mundësinë të gjeja përgjigjen jo më pak se sa në dyert e shenjta të Buckingham Palace.
Jam një burrë i lindur në një familje punëtore në Tiranë të Shqipërisë dhe më 2014 falë një Burse studimi Chevening po studioj Të drejtë Biznesi Ndërkombëtar te King’s College në Londër. Studimet e mia jo vetëm që janë financuar nga ky vend por mbështetja e përditshme nga Chevening Secretariat dhe Foreign & Commonëealth Office ka qenë e pabesueshme. Ata më ofruan mua dhe studentëve të tjerë mundësinë të merrja pjesë në ‘The Global Laë Summit 2015’, një event i mrekullueshëm që më garantoi shumë informacione të dobishme lidhur me ligjet, investimet dhe se ku po shkon bota.
Pjesmarrja në evente të tilla të organizuara nga kompanitë më prestigjoze në fushat e tyre i mundëson studentëve të marrin vendime më të mençura për planet e karrierëës së tyre të ardhshme  dhe se sit ë veprohet në një botë që lëviz shpejt. Ky është kombinimi i përkryer i përvojës praktike dhe studimeve akademike në shumicën e universiteteve tona.
Duke i kthyer pas për t’iu përgjigjyr pyetjes që ngrita më lart, unë isha një prej studentëve me fat që mora një ftesë për në Buckingham Palace për një event të organizuar nga Madhëria e Saj Mbretëresha Elizabetë e II-të me rastin e 800 vjetorit të Magna Carta-s. Emocioni i rrallë që ndjeva duke hyrë në Buckingham Palace për të takuar Mbretëreshën qe i papërshkrueshëm.
Njerëzit e parë që u takuan me Madhërinë e Saj, avokatët dhe studentët e rinj, ishin në një dhomë të mbushur plot me madhështinë dhe të mirat nga e gjithë bota. Pyeta si kae mundësi që kemi ardhur deri këtu? Dola në përfundimin se kjo ndodh sepse ashtu e vendos fati dhe mbështetja më e madhe shpërtërore ose financiare për të rinjtë sot do të thotë sfida më të ëmdha nesër.
Promovimi dhe ndihma ndaj brezave të rinj është një përparësi kyçe në këtë vend: kjo i ka bërë ata një lider botëror në arsim dhe vend ii ëndrrave për shumëkënd anembanë botës për të studiuar apo punuar.
Jo vetëm që u mbresova dhe mrekullova nga takimi me Madhërinë e Saj Mbretëreshën Elizabetë e II-të, por trajtimi i mahnitshëm që na bëri Familja MBretërore më la pa fjalë.
Kjo më solli në mendje një shprehje të Presidentit Franklin D. Roosevelt: “Ne nuk mund ta ndërtojmë gjithnjë të ardhmen për të rinjtë tanë, por mund të ndërtojmë të rinjtë tanë për të ardhmen.”
*Chevening Scholar and Student at King’s College London 2014/2015

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>