Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Greqi, Tsipras jep dorëheqjen, i drejtohet popullit: Dua votën tuaj për t’ia dalë me programin

$
0
0
Kryeministri i Greqisë, ashtu si zakonisht, me kostum, por pa kollarë ka dalë para populluit për ti thënë atyre se ka vendosur që qeveria e tij të japë dorëheqje.
“Jam këtu përpara jush për të dhënë dorëheqjen, pas gati 8 muajsh në detyrë.Pavarësisht vështirësive unë jam optimist, unë besoj se ditë të bukura do të vijnë. Do kërkoj votën tuaj që të qeveris dhe tia dal me programin. Ne jemi gati dhe do të na dihet të përmubushim qëllimet tona për të patur një Greqi më të drejtë. Dua të më jepni mua një mënyrë përmes votës që të luftojmë për vendin tonë, në mënyrë që ta vëjmë vendin tonë të drejtë.“, ka deklaruar kryeministri Tsipras para mediave.
Mësohet se Tsipras është në një mbledhje me këshilltarët e tij për të vendosur për datën e zgjedhjeve të parakohshme e cila mendohet se do të jetë data 20 shtator. Dorëheqja e kryeministrit grek do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Dorëheqja e Tsipras lidhet si përgjigje e përçarjes  brenda partisë së tij SYRIZA, pas miratimit të paketës së tretë të ndihmës edhe me votat e opozitës.
Më pas pritet që Tsipras të takojë Presidentin dhe më pas liderët e partive të tjera.
Sipas gazetës Ekathimerini, pas largimit të Tsipras, kryeministre deri në zgjedhje mendohet se do jetë Vassiliki Thanou.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466