Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Sondazhi: Cilësia e jetës në Tiranë, ndër më të ulëtat në Europë

$
0
0

Nga Ilir Sinanaj
Cilësia e të jetuarit në Tiranë, gjatë 4 viteve të fundit, ka qenë gjithmonë e në ulje. Këto kanë qenë disa nga rezultatet e anketave ndër vite të kryera në mbi 200 qytete në mbarë botën nga  kompania ndërkombëtare e konsultimeve financiare, “Mercer”.
Kështu në vitin 2011, Tirana renditej në vendin e 174-t nga 221 qytete të anketuara, për sa i përket cilësisë së të jetuarit.
Në rang europian Tirana renditej ndër 3 qytetet e fundit. Kryeqyteti i Shqipërisë ka ruajtuar deri në vitin 2015, trendin e të qenit një ndër qytetet me cilësinë më të ulët të të jetuarit në Europë.
Sipas anketimeve të kompanisë “Mercer”, në vitin 2012, Tirana renditej në vendin e 176-të, në vitin 2014 renditej në vendin 179-të dhe në vitin 2015 në vendin e 180-të. Nga ana tjetër, kryeqyteti i Austrisë, Viena, gjatë 4 viteve të fundit është renditur në vendin e parë si qyteti me cilësinë më të mirë të të jetuarit. Ndërsa në vend të fundit është renditur Bagdadi.
Anketimi i kompanisë “Mercer”, për cilësinë e të jetuarit të qyteteve në vende të ndryshme të botës është ndërtuar duke marrë parasysh mjedisin politik dhe social; mjedisin ekonomik; mjedisin kulturor; faktorë që ndikojnë te shëndeti; shkollat dhe arsimin; shërbimet publike dhe transportin; argëtimin; mallrat e konsumit; strehimin si edhe mjedisin natyror./TVSH

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>