Kryetari i partisë Grekët e Pavarur, njëkohësisht ministër i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kammenos, sot nuk ka qenë në fakt edhe aq i mbrotjur.
Ai u sulmua nga disa protestues teksa po vizitonte ishullin Kos në Egje, raportojnë mediat lokale, përcjell Ekathimerini.
Protestuesit reaguan ndaj mënyrës se si po e menaxhon qeveria krizën e emigrantëve dhe refugjatëve në ishull. Ndërsa, filmimi tregon disa vendas të inatosur të cilët e qëllojnë me vezë dhe i ulërasin teksa po hynte në një sallë të qytetit.
Kammenos, si eksponent i të djathtës nacionaliste, njihet si mbështetës i lëvizjeve antishqiptare në Greqi që para pak kohësh paralajmëroi se do të shtonte trupat greke për të patrulluar kufijtë me Shqipërinë.
Ministri antishqiptar qëllohet me vezë
Ministri antishqiptar qëllohet me vezë Kryetari i partisë Grekët e Pavarur, njëkohësisht ministër i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kammenos, sot nuk ka qenë në fakt edhe aq i mbrotjur.Ai u sulmua nga disa protestues teksa po vizitonte ishullin Kos në Egje, raportojnë mediat lokale, përcjell Ekathimerini.Protestuesit reaguan ndaj mënyrës se si po e menaxhon qeveria krizën e emigrantëve dhe refugjatëve në ishull. Ndërsa, filmimi tregon disa vendas të inatosur të cilët e qëllojnë me vezë dhe i ulërasin teksa po hynte në një sallë të qytetit.Kammenos, si eksponent i të djathtës nacionaliste, njihet si mbështetës i lëvizjeve antishqiptare në Greqi që para pak kohësh paralajmëroi se do të shtonte trupat greke për të patrulluar kufijtë me Shqipërinë.
Posted by Tetova News on 2015-08-21