Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Vritet Fadhil Ahmad al-Hayali, numri dy i ISIS

$
0
0

Forcat ajrore amerikane kanë vrarë numrin dy në hierarkiken e të ashtuquajturit shteti islami ISIS, shkruan DailyMail, njofton Klan Kosova.
Fadhil Ahmad al-Hayali, i njohur edhe si Hajji Mutazz, u vra afër qytetit irakian Mosul, të martën, njoftoi Ned Price, zëdhënës i Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Hayali thuhet se ishte zëdhënës i lartë i liderit të ISIS-it, Abu Baker al-Bagdati.
Ai, po ashtu dyshohet se udhëhoqi ofensivën e ISIS-it për pushtimin e Mosulit, verën e kaluar.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Hayali merrej me “financat, mediat, operacionet dhe pjesën logjistike të ekstremistëve.
Në këtë aksion dyshohet se ka vdekur edhe Abu Abdullah, zyrtar për media i organizatës terroriste.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>