Gazetari kontrovers, Zoran Bozhinovski, në faqen e tij thotë se ka marrë disa informacione nga një funksionarë i lartë i BDI-së, në lidhje me skandalet, konfliktet dhe klanet biznesore në BDI. Sipas Bozhinovskit, ky funksionar i lartë “është zgjuar tani nga gjumi dhe se ka lutur atë që të publikoj gjithçka”.
“Ne moti kohë nuk jemi parti, i shitëm eshtrat e atyre që humbën jetën, që Musa, Aliun dhe Rafizi të mbushin llogari bankare jashtë shtetit, të jetojnë në komoditet dhe të mos shohin më larg se hunda e tyre. Jam larguar nga ata, edhe pse formalisht jam pjesë e BDI-së. Votuesit tanë nuk na përkrahin që të vjedhim dhe t’i shërbejmë Mijallkovit dhe Gruevskit”, shkruan në faqen e tij burevesnik.org, gazetari Bozhinovski, transmeton SHENJA.
Më poshtë e sjellim edhe shkrimin e tij të plotë:
“Abdylaqim Ademi është në marrëdhënie të këqija me ministrin Nurhan Izairi. Reparti për drejtësi në ministrinë e Drejtësisë ka ngritur akuzë kundër Ademit, ndërsa Nurhan izairi që të mos gaboj asgjë nuk lexon e as nuk ndjek, vetëm nënshkruan dhe procedurën e ka nënshkruar. Pasi që Ademi ka mësuar për procedurën, ka ngritur pluhur dhe kështu ka ardhur deri te grindja në BDI. Të mos ishte Musa Xhaferi i cili doli në mbrojtje të Izairit, ai moti nuk do të ishte në funksion. Që na atëherë i gjori lexon gjithçka në detaje përpara se të nënshkruaj. Është fat i mirë që din të lexon. Ndryshe, në Tetovë askush me sy nuk dëshiron t’i sheh Xhevat Ademin dhe Abdylaqim Ademin, as në degën nuk janë të dëshiruar.
Ishte edhe propozimi që vëllai i Ermira Mehmeti të bëhet zëvendës drejtori në Agjencinë për shërbime audio dhe vizuale, por ata që nuk e duan atë e stopan emërimin e tij. Për këtë ai është informuar, madje ka mësuar se kush saktësitë qëndron kundër tij dhe ka formuar front kundër tyre, ndërsa nga revolta ka filluar të shkoj në protestat e opozitës. Ermira aktron se kjo nuk i pengon asaj, dhe vetëm qesh me ironi. Por pakënaqësinë vështirë se mund ta mbuloj.
Atila Rexhepi, ish drejtor në klinikën e Tetovës, shef i deritanishëm i degës së BDI-së në Tetovë, ka bërë investime në Shqipëri, duke ndërtuar ndërtesa në Durrës, së bashku me ish ministrin për lidhje dhe transport Xhemaili Mehazi. Nuk e di se sa saktësisht ndërtesa kanë ndërtuar, por kam parë në dokumentacion në të cilin shkruan se Rexhepi ka blerë tokën ndërsa Mehazi ka investuar kapital. Prej ku e ka atë kapital mund vetëm të supozohet, pasi që deri sa nuk u bë ministër para për ndërtim të ndërtesave nuk ka pasur. Në ato ndërtesa, banesa kanë edhe funksionar të ndryshëm të BDI-së, si Xhevat Ademi dhe Bujar Osmani. Vendi ku janë ndërtesat quhen Maili dhe Robit. Për Atila, nuk mund të vërtetohet se sa shok dhe familjarë ka punësuar në shërbime shtetërore, por e di se nga ndërmjetësimi ka fituar mjaftueshëm që të mund përpara shtëpisë, të cilën e ka prapa ndërtesës së stacionit policor në Tetovë, të ndërtoj 5 dyqane, të cilat i ka dhënë me qira.
Nuk mund të numërohen as ato familjarë dhe miq të afër të kryetares së Tetovës Teuta Arifi, të vendosur në funksion publik, ose në rrogë shtetërore, në institucione të ndryshme, ndokënd në nivel lokal e ndokënd në nivel qendror. Për ata me të drejt thuhet se është tepër transparente, për arsye se nuk i ka koncentruar ‘të vetit’ në disa vende. Të mos vrasin sytë! Por i ka shpërndarë...
Edhe Xhemali Mehazi familjarët i ka vendosur në llogari shtetërore. Djemtë e tij janë ende të vegjël, por më i moshuari është student dhe vozit makinë ‘Jeep BMW’. Në shtëpi kanë Mercedes. Më i vogli është në shkollë të mesme dhe ushtron karate. Djali i vëllaut të Mehazit punën në Doganë. Djali i kushëririt të tij punon në “TTK Bankë”, tjetri në qendrën klinike në Tetovë. Vajza punon si mësuese në Zhelinë. Mbesa punon si këshilltare e lartë në USHT, në sektorin për financa. Lidhur me të është rasti me fitimin e çmimit në mënyrë joligjore të ish rektorit Agron Reka. Bashkëshorti i mbesës tjetër është i punësuar në Geoinzhiniering kur Mehazi ishte drejtor, në periudhën kur BDI ishte në Qeveri , nga viti 2006-2008.
Skandali i cili dridh udhëheqësin konservative dhe anëtarësi të BDI-së është lidhja homoseksuale e drejtoreshës e caktuar për maturë shtetërore, Mirushe Ahmeti me Albulena Beadini. Drejtoresha Mirushe është kushëri e rektorit të USHT-së, Vullnet Ahmeti. Ajo është edhe kryetare e forumit të gruas në Tetovë, ka qenë anëtarë në këshillin e komunës së Tetovës, ndërsa tani është drejtoresh e Maturës Shtetërore. Ajo është në lidhje me Albulena Beadini, ndryshe asistente e Mirushes, punojnë së bashku. Kulmi i skandalit është makine dhuruar nga Mirushe për ditëlindjen e saj. Në Tetovë, Mirushe njihet si financiarisht e fortë dhe grua e paprekshme, ndërsa ka arritur që ta bind edhe familjen e Albulenës se ajo është e duhura për ta. Por ngelet dilema nëse kjo dashuri është për interes apo gjithçka rrjedh në mënyrë spontane.”, përfundon shkrimin Bozhinovski, transmeton Shenja.