Aleksandër Tikomirov, fotograf dhe regjisor nga Shën Petërsburgu i Rusisë, bëri një udhëtim në Sri Lanka dhe të lë pa frymë me pamjet e mahnitshme që ka regjistruar.
Emrin Sri Lanka e mori në vitin 1972, sepse më parë quhej Cejlon. Sri Lanka është një shtet ishullor në Azinë Jugore dhe në juglindje të Indisë. Ndahet nga gadishulli indian nga një kanal 35 km i gjerë. Përbëhet nga ishulli Cejlon dhe ishujt e tjerë. Sipërfaqja e Sri Lankës është 65 610 km katrorë, kurse ka një popullsi prej 18 milionë banorësh. Kryeqyteti i vendit është Kolombo, gjuhë zyrtare është gjuha singaleze, ndërsa flitet edhe gjuha tamile. Besimi: budistë dhe pakica induse dhe myslimane. Monedha: rupi. Forma shtetërore: republikë presidenciale. Ka klimë tropikale, me temperature të larta gjatë gjithë vitit. Ka qenë e pushtuar nga portugezët, holandezët e më pas (1815) u zotërua nga anglezët me emrin Cejlon. Shtet i pavarur shpallet më 1948./flurudha.com
Shihni pamjet nga Sri Lanka nga Aleksandër Tikomirov:
Shihni pamjet nga Sri Lanka nga Aleksandër Tikomirov: