Agjencia AP ka nisur publikimin e videove me pamje që nuk i kemi parë deri më tani. Videot janë duke u publikuar në kanalin e saj AP Archive në YouTube.
Kjo video është filmuar më 6 prill 1999 dhe paraqet varrezat e refugjatëve shqiptarë nga Kosova që vdiqën gjatë periudhës kur mbetën të bllokuar në tokën e askujt në kufirin Kosovë - Maqedoni në vitin 1999./flurudha.com