Një pyetje shumë kurioze i është bërë kandidates për presidente të ShBA-së, Hillary Clinton, nga një vazjë e vogël, që ndodhej mes publikut në një takim në Las Vegas.
“Mendon se do të paguhesh njësoj si presidentët burra”, pyeti vajza.
Pasuan të qeshura por pyetja dhe një reagim nga Clinton: “Kjo është ndër ato punë ku femrat duhet të paguhen njësoj me meshkujt-raporton respublica.
Por kjo nuk ndodh kudo.
Si presidente do të bëj gjithçka mundem që çdo grua në çdo punë të paguhet njësoj si meshkujt”.