Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur, dhe qindra konsiderohen të zhdukur në Filipine pasi që Tajfun Goni ka goditur vendin, kanë njoftuar autoritetet filipinase.
Shumica e viktimave është raportuar të jenë nga provinca Beng, ku rrëshqitjet e tokës lanë të vrarë 11 persona, në mesin e tyre edhe tre minatorë, transmeton Indeksonline.
Bëhet e ditur se shumica e të zhdukurve thuhet të jenë në një minierë ari, ku më shumë se 100 persona nga ekipet e kërkim-shpëtimit u mobilizuan duke kërkuar të mbijetuarit nëpër baltë.
Ndërkaq, Tajfuni Goni me shpejtësi prej 140 deri në 170 kilometra në orë, në 24 orët e ardhshme pritet ta godas Japoninë.