Sulmuesi portugez, Ricardo Ruaresma ka shënuar supergol në humbjen e skuadrës së tij Besiktas kundër Trabzansporit.
Quaresma ka shënuar supergol nga krahu i djathtë, duke befasuar portierin e skuadrës kundërshtare.
Pavarësisht këtij goli të bukur, Besiktas në fund humbi në stadiumin e saj nga Trabzanspor me rezultat 1:2, ndërsa pikërisht Quaresma u ndëshkua me karton të kuq atëherë kur skuadra kishte më së shumti nevojë.