Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Katolikë e myslimanë festojnë bashkë Bajramin (Video)

$
0
0

Vizitat në familjet myslimane në festën e Bajramit janë tradicionale. Por, i veçantë mbetet urimi që vjen nga miku i besimit tjetër - ai katolik.
Nezir Metë Berisha, nga fshati Llugaxhi i Pejës, thotë se në çdo festë fetare islame kanë edhe miq katolikë për vizitë. Sipas tij, kjo është tradita shqiptare që duhet trashëguar ndër breza.
“Këta vijnë tek ne e ne shkojmë tek ta për festa. Nder më të madhe nuk ka. Kjo është tradita jonë”, thotë Neziri.
Sokol Berisha nuk e ndjen veten më ndryshe në mesin e miqve mysliman. Ai thotë se është i mirëpritur dhe i nderuar në këtë familje, raporton RTV Dukagjini.
“Secilën festë e kemi bashkë. Tre ditë Bajram unë tek miqtë vij e shkoj. Njëjtë sikur edhe këta për festat tona”, thotë Sokoli.
Nezir Metë Berisha thotë se ndonëse feja islame i ka kufizimet e saj dhe të ndryshme nga ajo katolike, ata në festa fetare janë të barabartë.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>