Kryeministri australian, Tony Abbott, deklaroi sot se Shteti Islamik (ISIS) është më i keq se nazistët.
“Nazistët kanë bërë shumë vepra të liga por ata kishin mjaftueshëm sens turpi për t’i fshehur ato. ISIS-i mburret me veprat e tij. Kjo është e pazakontë”, u shpreh ai për Alan Jones të “Radio 2GB”.
“Ata veprojnë si barbarët mesjetarë, por veçse me pafytyrësinë që karakrerizon ligësinë e tyre, i publikojnë videot që t’i shohë gjithë bota”, theksoi ai.
Abbott foli për të gjitha masat e nevojshme që duhen ndërmarrë për të mposhtur “ligësinë e heshtur të kultit të vdekjes së DAESH”, akronim ky në arabisht për organizatën.
Komentet e Abbott-it për nazistët shqetësuan grupin e hebrenjve në Australi.
Presidenti i këshillit ekzekutiv të Hebrenjve Australianë, Robert Goot, deklaroi se “ka një dallim të madh mes akteve të organizuara terroriste dhe gjenocidit të zbatuar sistematikisht nga një shtet si politikë thelbësore”.
“Nuk ka dyshime që ISIS-i është organizatë e ligë, komentet e kryeministrit australian sugjerojnë se në disa aspekte Shteti Islamik është më i lig se nazistët fatkeq dhe të pamenduar”, citohet Goot nga “Sydney Morning Herald”.
“Krimet e ISIS-it janë të tmerrshme, por s’mund të krahasohen me arrestimet në masë të miliona njerëzve dhe dërgimi i tyre në kampe me qëllim vrasje në masë”, tha ai.
Ky krahasim i kryeministrit erdhi si pasojë e kërkesës së Amerikës për të rritur kontributin e saj në luftime duke i’u bashkuar sulmeve ajrore kundër bazave të ISIS-it në Siri.
Abbott tha se vendimi do të merret javën tjetër kur ministri i Mbrojtjes, Kevin Andrews të kthehet nga turi i tij përtej detit.
Aktualisht, forcat ajrore australiane po ndihmojnë në sulmet ndërkombëtare ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri vetëm me furnizime dhe shërbimet sekrete.
Në Irak, po ndihmon në sulmet me bomba dhe ka lëshuar gjashtë avionë bombardues F/A-18F Hornet, avionë me furnizime dhe forca ushtarake si edhe 300 instruktorë për trajnimin e trupake irakiane.
Koalicioni që po kryen sulme ajrore në bazat e Shtetit Islamik brenda Irakut, përfshin edhe Amerikën, Kanadanë, Danimarkën, Francën, Jordaninë, Hollandën dhe Britaninë e Madhe.
Koalicioni që po kryen sulme ajrore kundër forcave të Shtetit Islamik në Siri përfshin Amerikën, Bahrenin, Kanadanë, Jordaninë, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Shteteve të Bashkuara.