Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Fatkeqësia në Mekë “nuk e pengon” Haxhin

$
0
0

Zyrtarët sauditë kanë thënë se fatkeqësia e së premtes nuk do të pengojë pelegrinazhin e Haxhit.
Së paku 107 persona kanë humbur jetën nga rënia e një vinçi në qytetin e shenjtë të Mekës.
Vinçi ka rënë mbi Xhaminë e Madhe, derisa ajo ka qenë e mbushur me besimtarë.
“Kjo definitivisht nuk do të ndikojë në Haxhin e këtij viti, ndërsa pjesa e dëmtuar do të riparohet në ditët e ardhshme”, ka thënë një zyrtar saudit për agjencinë AFP.
Zyrtarët kanë thënë se erërat e forta dhe shirat e furishëm kanë shkaktuar rënien e vinçit.
Xhamia e Madhe, e njohur si Masjid al-Haram, është xhamia më e madhe në botë dhe rrethon vendin e shenjtë të Islamit, Qaben.
Pelegrinazhi vjetor i Haxhit pritet të nisë më 21 shtator dhe të ndiqet nga qindra-mijëra njerëz nga e gjithë bota./rel

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>