Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Ja në ç’kushte jetojnë azilantët shqiptarë në Gjermani

$
0
0

Çadra, rulota me ambientet brenda të ngjashme me kapanonet e ushtrisë. Krevate marinar të vendosura në rresht, banjo të përbashkëta, gjithashtu në rresht për të marrë ushqim, janë disa nga imazhet e përditshmëria që të shfaqen në një kamp azilantësh me shqiptarë në Gjermani.

“Jemi në Hamburg. Pranojmë të jetojmë në këto kushte kaq të vështira, dhe sërish pranojmë të rrimë, vetëm që mos të na kthejnë në Shqipëri”, shprehen azilantët.
Janë në pritje cfilitëse. Nuk e dinë nëse shteti gjerman do i pranojë apo do i kthejë në atdhe. Lexojnë cdo lajm në internet rreth çështjes së tyre. Lusin Zotin që të mos i hipin në avion e t’i kthejnë në Shqipëri.
Sipas shqiptarit që kërkon azil politik në Gjermani, i cili kërkoi të mbetet anonim, largimi nga Shqipëria ndodhi për shkak të jetës së vështirë, ndërsa nuk ngurron të fajësojë kryeministrin Edi Rama.
“Këto që shihni janë disa foto që tregojnë sesi jetojnë azilantët shqiptare në kampet e Gjermanisë. Kjo është një gjë çnjerëzore që na është shkaktuar nga kryeministri ynë i poshtër Rama duke mos na lënë rrugëzgjidhje përpos largimit nga Shqipëria”.
Sipas tij, shumica e azilantëve janë më fëmijë, dhe me temperaturat që këto ditë shtatori janë ulur tepër, shumë prej të vegjëlve janë sëmurë.
“Shumica e azilantëve shqiptarë në këtë kamp janë me familje, me fëmije të vegjël dhe të sëmurë. Na japin ushqim sa për të mbajtur shpirtin gjallë, por dhe ai ushqim është për të ardhur keq, mbeturina na japin”.
I riu thekson se një largim nga Gjermania do të ishte një vështirësi më tepër për të dhe azilantët e tjerë.
“Do ju lutesha që t’i publikoni këto foto që të tjerët të shohin se si jetojmë dhe të bëni thirrje tek autoritete gjermane që të mos na kthejnë në Shqipëri se nqs do të kthehemi atëherë do të detyrohemi që ta nisim jetën nga 0. Me respekt nga një azilant në njërin nga kampet e Hamburgut”.
Në kampin e azilantëve në Hamburg ka më shumë se 10-15 mijë shqiptarë që prej më shumë se 2 muajsh jetojnë në këto kushte.
“Jemi 10 deri 15 mije shqiptare në kampet në Hamburg. Më shumë se gjysma e azilantëve janë me ilaçe për shkak të të ftohtit, por ata nuk pranojnë të kthehen në Shqipëri. Shpresa i mban se do qëndrojmë në Gjermani dhe do na pranojnë të jetojmë e punojmë këtu. Në Shqipëri na pret skamja si në këto kampe ku po rrimë sot. Hoqëm kaq shumë në këto kampe, shitëm cdo gjë për të ardhur këtu, gjithë kursimet, po heqim të zitë e ullirit duke jetuar në këto kushte këtu. Nuk e imagjinoj dot kthimin pas tërë këtyre peripecive”.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>