Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Mustafa nesër në Shkup, nuk e pret Gruevski

$
0
0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nesërmbrëma do të jetë në Shkup, por ai nuk do të pritet nga ana e homologut nikoqir Nikola Gruevski. Mustafa do të marrë pjesë në hapjen e kanalit televiziv TV 21 Maqedoni, një ceremoni e organizuar nga ky televizion.
Burime nga Qeveria e Shkupit theksojnë për INA se nuk kanë njohuri se a vjen kryeministri Mustafa në Shkup dhe se nuk dijnë për ndonjë agjendë që mund të pritet nga ana e Gruevskit. “Ne nuk kemi ndonjë konfirmim se Mustafa a do të pritet nga Gruevski si homolog nikoqir. Ndërsa nuk kemi hollësi edhe se në çfarë ceremonie private merrë pjesë”, theksoi për INA, një zyrtar i Qeverisë në Shkup.
Kryeministri Mustafa siç mësohet nga disa media, por edhe agjenda e paralajmëruar do të jetë mysafirë në ceremoninë e hapjes së TV 21 në Shkup. Në këtë ceremoni është konfirmuar edhe prania e presidentit të vendit, Gjorgje Ivanov.
Ky i fundit merrë pjesë në një ceremoni edhe pse ai nuk është i njohur si president i vendit nga ana e partisë më të madhe BDI, dhe se nuk dihet akoma se në këtë eveniment a do të marrin pjesë zyrtarët e kësaj partie. TV 21 ka qenë temë debati në disa media edhe për shkak se më parë ish-ministri i ekonomisë nga radhët e BDI-së, Valon Saraçini ishte paralajmëruar si drejtor i televizionit. Por ai kishte thënë se ka ndihmuar në realizimin e këtij projekti. Po ashtu në krye të këtij televizioni në cilësinë e kryeredaktorit do të jetë një familjar tjetër i familjes Saraçini, aktivisti i disa shoqatave civile dhe gazetari Petrit Saraçini, i njohur edhe si frontmen i grupit Amon Mra. Ky televizion do të transmetojë program përmes rrjeteve kabllore, por duke synuar mbulimin e gjithë territorit. Skema programore do të përfshijë edhe program në gjuhën maqedonase, kryesisht edicionet informative. (INA)

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>