Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Posteri i politikanit zviceran: Unë mjel lopët, jo qytetarët

$
0
0

Martin Haab jeton në një fshat afër Zyrihut. Është deputet kantonal nga radhët e Partisë Popullore të Zvicrës, e cila është partia më e madhe e vendit dhe kundërshtarja më e madhe e integrimit të Zvicrës në Bashkimin Europian.
Në zgjedhjet parlamentare të 18 tetorit, Haab kandidon për një mandat në parlamentin e Zvicrës (Nationalrat).
Ky bujk mban lopë dhe shet qumësht. Dhe kështu ai ka zgjedhur një poster me një mesazh me humor: “Mjel lopët, jo qytetarët” shkruan në poster, në të cilin shihet Haab para një lope, të cilës i ka “futur duart” në gji.
Një gjë është e sigurt: Haab nuk mjel qytetarët, por shtetin. Për çdo vit nga arka e shtetit zviceran bujqit marrin 2,8 miliardë franga subvencione.
Këto janë para të qytetarëve. Që i bie: Haab, si të gjithë bujqit e Zvicrës, megjithatë mjel çdo qytetar.
Kjo nuk pritet të ndryshojë edhe në mandatin e ardhshëm të parlamentit, sepse lobi i bujqve do të mbetet i fuqishëm.
SVP është partia më agresive kundër të huajve në Zvicër dhe sidomos shqiptarëve. Për shkak të fushatave raciste ajo është paditur së paku dy herë dhe njëherë është dënuar./DP/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>