Lideri i BDI-së ka filluar tashmë fushatën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nga fjalimi i tij duke qartë se ai, edhe këto zgjedhje dëshiron të fitojë në emër të luftërave që i zhvilluan patriotët shqiptar.
Në promovimin e shtabit zgjedhor Ahemti i entuziazmuar u shpreh nostalgjik për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.
“Kur ju pash më herët kaq mirë të organizuar dhe kaq shumë të përkushtuar më duket se jam para defilimit të ndonjë nga ushtritë më të disiplinuara të Botës dhe sec mu rikthyen kujtimet dhe nostalgjia e ushtrive tona”, deklaroi Ahmeti, transmeton agjencia e lajmeve INA.
Ai u shpreh i bindur se duke punuar me përkushtim, entuziazëm e të bashkuar Bashkimi Demokratik për Integrim do të ecte me hapa të sigurtë drejt fitores së radhës.
Në fjalën e vetë z. Ahmeti u ndal edhe tek situata aktuale politike e Maqedonisë duke thënë se kriza aktuale duhet parë edhe si një mundësi për të ardhmen. Sipas tij, “Kjo situatë mund të shërbejë si një moment kthese për këtë shtet duke përmirësuar konjukturën e brendshme politike të këtij vendi në mënyrë që të zhbllokohen proceset e rëndësishme të integrimit euro-atlantik të Maqedonisë.” (INA)