Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Ne fillojmë... Pas 13 viteve

$
0
0

Funksionimi dhe 11 vite në pushtet por pa pushtet, BDI ka filluar të thotë haptas atë që e ka menduar fshehtas. Synimi i BDI-së çdo herë ka qenë fitorja, jo fitorja për ti përfaqësuar shqiptarët por fitorja për ta fituar me çdo kusht pushtetin. Sot, shqiptarët e kanë të qartë se edhe pas 13 vite funksionim dhe 11 vite në pushtet, BDI ende nuk paska filluar dhe nuk paska bërë asgjë për shqiptarët. Sot, shqiptarët e kanë të qartë se shqiponjave që i përmend Ali Ahmeti, nuk qenkan shqiponja shqiptare, pasi dhe serbët kanë shqiponja. BDI prej sot mund të fillojë që ta përgatisë veten për opozitë, pasi refreni "nga fitorja në fitore"është po aq i rrejshëm sa edhe vetë premtimet e kësaj partie. Sot, BDI filllojë pa ushtarët e luftës dhe me ushtarët e administratës. Sot, BDI filloi të perëndojë, por duke qenë të vërbuar nga ambicja e madhe për pushtet humnera që i'a përgatitën vetes ju duket horizont i ri. Sa më të afërt dhe të bukur që ta endërrojnë fillimin, aq më i madh dhe më i dhembshëm do të jetë zhgënjimi./Adnan Azizi


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>