Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Martesa e hapur: A funksionon në Shqipëri?

$
0
0

Para disa kohësh, mediat raportuan se martesa e Will Smith ishte në telashe.
Pak më vonë, mediat rozë raportonin se e shoqja e aktorit të njohur, Jada Pinkett thotë se të dy janë në një martesë të hapur.
Por çfarë është një martesë e hapur?
Termi nuk dihet kur ka lindur saktësisht, por martesa e hapur është ajo ku partnerët bien dakord që secili të angazhohet në aktivitet seksual jashtëmartesor, pa e cilësuar këtë si tradhti.
Në kuadrin e diskutimeve për jetën seksuale të shqiptarëve, një djalë nga Durrësi bën një propozim tek portali “Jeta osh Qef”.
“Kisha një kërkesë pak delikate. Jam një çun nga Durrësi. Jam shumë mirë ekonomikisht. Kam biznesin tim, shkollë të lartë, familje të rregullt. Kërkesa ime është kjo: Doja një vajzë shumë serioze (kuptohet për çfarë po flas, pa hyrë në banalitet), ajo i ka ët gjitha gati, nuk duhet ët bëjë asgjë, për të ardhmen kam menduar unë, e vetmja gjë që dua është që të jem i ‘lirë’, dmth ta tradhtoj sa herë që të kem rastin. Edhe ajo të jetë dakord për këtë zgjedhje. A mund të më gjesh një femër të tillë?”
Por edhe pse shumë komentues janë tallur, një femër është vetëofruar duke e marrë seriozisht kërkesën e tij.
Megjithatë djali nuk e sqaron nëse e pranon që edhe bashkëshortja e tij ta tradhtojë.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>