Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

De Biasi: Kuqezi deri në 2017-ën, por…

$
0
0

Të gjithë ata që ishin shqetësuar për kontratën e De Biasit, tani mund ta bëjnë gjumin të qetë.
Nuk do të jetë e nevojshme për t’i sekuestruar pasaportën italiane siç deklaroi kryeministri Rama, pasi trajneri i Kombëtares konfirmoi personalisht angazhimin me kuqezinjtë deri në vitin 2017.
I ftuar në një lidhje të drejtëpërdrejtë në gjatë emisionit “Sky Football Night”, në shoqërinë e gazetarit Gianluca Di Marzio, tekniku 59-vjeçar deklaroi: “Rinovimi i kontratës deri në vitin 2017 u bë automatikisht me kualifikimin e Shqipërisë”, duke shtuar me të qeshur: “Tani të shohim nëse mund të ridiskutojmë me ndonjë gjë, pasi deri më tani kam fituar pak”.
Natyrisht që tema kryesore gjatë intervistës së De Biasit ishte kualifikimi i Shqipërisë në finalet e Euro 2016 me trajnerin që deklaroi.
“Kualifikimi në Euro 2016 ishte gëzimi më i madh i jetës time profesionale. Me të vërtetë një eksperiencë shumë e pasur me kënaqësi. Besoj se kam shpërblyer në fushë gjithë afeksionin që më ka dhënë populli shqiptar. Janë njerëz fantastik, që në të kaluarën kanë vuajtur shumë. E meritojnë këtë gëzim. Gjatë festimeve isha në skenë, por paksa i mënjanuar, pasi më jep kënaqësi kur shikoj të tjerët që gëzojnë. Nëse ëndërrojmë të fitojmë Europianin? Në futboll kurrë mos thuaj kurrë, por të thuash dicka të tillë vetëm sa na vë nën presion”.
Nuk mungoi edhe një koment i trajnerit të Shqipërisë, në lidhje me Rey Manaj-n, duke deklaruar dhe synimin e tij për ta grumbulluar me Kombëtaren e madhe sulmuesin e “Shpresave”.
“Bëra disa deklarata në lidhje me të,duke thënë se komunikon me ne duke treguar se ka dëshirë që të jetë pjesë e projektit. E ka të fortë ndjenjën kombëtare dhe do të japë kontributin e tij. Pikërisht për këtë më pëlqent pasi demonstron lidhjen e fortë me fanellën kuqezi. Ai ndoshta i interpretoi deklaratat e mia në mënyrë të gabuar dhe pati një keqkuptim. Nëse do ta grumbulloj? Besoj se po. Ai duhet të demonstrojë se është mirë dhe duhet të gjejë hapësira te Interi”.
Suksesi i De Biasit me kuqezinjtë ka rritur ndjeshëm kuotat e tij, madje deri aty sa të kandidohet si një ndër emrat e mundshëm për kombëtaren italiane, por trajneri i Shqipërisë deklaroi se as nuk e mendon stolin e “të kaltërve” përderisa aty të jetë Conte, që po bën një punë të shkëlqyer./SuperSport

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>