Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

“Të zinjtë janë të mangët”, komenti racist i kushton punën gazetarit

$
0
0

Një koment racist i ka kushtuar punën gazetarit Stefano Eranio, ish-futbollisti i Xhenoas dhe Milanit në kampionatin italian.
Ai ishte duke komentuar ndeshjen Leverkusen-Roma mbrëmjen e djeshme kur bëri komentin e papërshtatshëm.
“Lojtarët me ngjyrë, kur janë në linjën difensive, bëjnë gabime pasi nuk janë të përqendruar. Janë fizikisht të fortë por kur duhet të mendojnë, bëjnë gabime trashanike”, ka thënë Eranio.
Kaq ka mjaftuar që televizioni zviceran të marrë vendimin për ta pushuar.
Pas sulmeve të shumta ai ka reaguar duke thënë se ëshët keqkuptuar.
“Më vjen shumë keq, unë nuk jam racist. Nuk ishte qëllimi im të ofendoja dikë, por nëse gabimisht e kam bërë është e drejtë që të paguaj për këtë gjë”, tha Eranio./a.l

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466