Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Ka përfunduar hetimi për ngjarjet në Lagjen e Trimave

$
0
0

Hetimi për ngjarjet e 9 majit në Lagjen e Trimave ka mbaruar dhe të gjitha argumentet me fakte janë dorëzuar mbrojtjes, kanë pohuar për Telma nga prokuroria, transmeton SHENJA.
Lista e të dyshuarve është shkurtuar pasi që dje është liruar polici Afrim Sulejmani. Prokuroria hoqi dorë nga ndjekja e tij në mungesë provash. 
Ai u arrestua mbrëmjen e 9 majit në stacionin policorë në Shkup, pasi që së bashku me familjarët u evakuua nga bodrumi i shtëpisë në Lagjen e Trimave ku ishin strehuar. Policia lëshoi familjarët e tij ndërsa Sulejmani u arrestua. Disa javë më vonë duke qenë në paraburgim atij ju dorëzua vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në MPB.
Sulejmani tërë kohën ka pohuar se gjatë luftimeve i është paraqitur shefit të tij që të tregoje se si është gjendja në terren dhe më pas është strehuar në bodrum.
Policia dhe pistoleta ju morën për ekspertizë, por edhe pas pesë muajve pas ngjarjeve të Kumanovës, hetimi nuk ka mundur të gjej fakte materiale se ka ndihmuar grupin e Kumanovës.
Tani pas lirimit Sulejmani ka të drejtë të kthehet në punë dhe të kërkon dëmshpërblim për kohën që ka qëndruar në paraburgim. 
Të dyshuarit tjerë janë në paraburgim në disa burgje të Maqedonisë, ndërsa nga prokuroria thonë se së shpejti, në ditët në vazhdim do të ketë vendim për aktakuzë kundër 27- të dyshuar për terrorizëm.

RETROSPEKTIVË:

50 VIDEO nga zhvillimet dramatike të ditës së sotme në Kumanovë! (VIDEO+FOTO)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>