Shënohet një incident në kampin e refugjatëve, një ditë pas Sllovenia hapi kufijtë për shkak të kushteve të rënda të emigrantëve.
Në një kamp të emigrantëve në Slloveni u djogjën disa tenda strehimi.
Dyshohet se zjarri është vënë nga vetë emigrantët, në shenjë zemërimi me mënyrën se si trajtohen. Ngjarja ka ndodhur në një kamp në qytetin Brezice.
Emigrantët janë shprehur të zemëruar me procesin e ngadalshëm të regjistrimit të tyre dhe të dërgimit drejt kufirit me Austrinë.
Ata po ashtu janë ankuar për mungesën e ushqimit, të ujit dhe të batanijeve.
Mijëra emigrantë që synojnë të arrijnë në Evropën Perëndimore kanë mbetur të bllokuar në rrugët e Ballkanit Perëndimor, pasi Hungaria ka mbyllur kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë.
Refugjatët i vënë zjarrin kampit në Slloveni Shënohet një incident në kampin e refugjatëve, një ditë pas Sllovenia hapi kufijtë për shkak të kushteve të rënda të emigrantëve.Në një kamp të emigrantëve në Slloveni u djogjën disa tenda strehimi.Dyshohet se zjarri është vënë nga vetë emigrantët, në shenjë zemërimi me mënyrën se si trajtohen. Ngjarja ka ndodhur në një kamp në qytetin Brezice.Emigrantët janë shprehur të zemëruar me procesin e ngadalshëm të regjistrimit të tyre dhe të dërgimit drejt kufirit me Austrinë.Ata po ashtu janë ankuar për mungesën e ushqimit, të ujit dhe të batanijeve.Mijëra emigrantë që synojnë të arrijnë në Evropën Perëndimore kanë mbetur të bllokuar në rrugët e Ballkanit Perëndimor, pasi Hungaria ka mbyllur kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë.
Posted by Tetova News on Wednesday, October 21, 2015