Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu, është njëri nga prezantuesit më të njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë.
Njëkohësisht ai është edhe nga më të paguarit në tregun e medias shqiptare.
Emisioni “Opinion”, të cilin e drejton Fevziu, është njëri nga emisionet më të shikuara në të gjitha trevat shqiptare.
E për ju që jeni kureshtarë të dini sa paguhet, Blendi Fevziu nga Klani, besoni apo jo, por prezantuesi paguhet mbi 11 mijë euro në muaj, një shifër jo e vogël për tregun shqiptar, raporton Syri.