Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, kanë ritheksuar qëndrimin e tyre kundër mbajtjes së seancave plenare, ndërsa kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme të kryeparlamentarit, Kadri Veseli.
Ata thanë se nuk do të ndalen me veprimet e tyre për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë dhe se do të përdorin edhe veprime tjera të nevojshme për të mos lejuar zbatimin e atyre marrëveshjeve.
Madje, opozitarët krahasuan deputetët e pozitës, respektivisht Kadri Veselin, me Aleksandër Jabllanoviqin. Këtij të fundit edhe ia kërkuan dorëheqjen nga pozita e kryeparlamentarit. Thanë se nuk do të ketë normalizim në seancën e Kuvendit gjersa të tërhiqet Marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin.
Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca, tha se kanë argumente të qëndrueshme që projekti i “Zajednices” të krijojë një etnitet territorial brenda Kosovës, është projekt i Serbisë. /Dita/