Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Vajza somnambul ecën14 km, merr autobusin e përfundon në një qytet tjetër

$
0
0

Një vajzë që vuan nga somnambuli, ka ecur përreth 14 km, ka hipur në autobus dhe është futur në një banesë, ku e ka zënë gjumi në divan. Taylor Gammel, 19 vjeç nga Arvada e Colorados, nuk ka kuptuar asgjë, të paktën deri sa është zgjuar.
Historia e pabesueshme nga SHBA, është raportuar në FOX. Vajza, që vuan nga një formë e somnambulit shumë të rëndë, është gjetur disa orë më vonë nga kushërinjtë e saj, pranë qytetit të Ëestminster, ekzaktësisht në divanin e shtëpisë të xhaxhait të saj. Taylor, që ende nuk arrin të kujtojë asgjë në lidhje me shëtitjen e saj, përpara se të shkojë tek xhaxhai, ka ndaluar në një market që rri hapur 24 orë.
Shitësi i dyqanit thotë se e mban mend mirë vajzën sepse nuk kishte veshur këpucë, por vetëm çorape, një bluzë dhe një palë tuta gjumi.  Alarmi për zhdukjen e Taylor është bërë të martën e kaluar, në orën 06:00 të mëngjesit, kur Steve, babai i saj kishte vënë re mungesën vajzës në dhomë dhe derën e hapur. I shqetësuar për gjendjen e rënduar të sëmundjes, burri kishte telefonuar 911.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466