Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Radika, Strasburgu urdhër Maqedonisë: Mos devijo lumin!

$
0
0

Merr fund odisea e devijimit të lumit Radika për të furnizuar me ujë një hidrocentral të planifikuar për t’u ndërtuar nga qeveria Maqedonase në zonën e Mavrovës.
Pas debateve të shumta nga shqiptarët e Dibrës së Madhe, protestave në Shqipëri, por edhe të ekologjistëve në Maqedoni, Komitetit i Përhershëm i Konventës së Bernës, pranë Këshillit të Europës në Strasburg, pas inspektimit të projektit në terren, kanë urdhëruar qeverinë maqedonase, të ndërpresë menjëherë implementimin e projektit për ndërtimin e hidrocentralit.
“Top Channel” ka siguruar një kopje të draft-rekomandimit të hartuar nga ekspertët e Këshillit të Europës, i cili do të paraqitet për miratim në seancën që pritet të mbahet në datat 1 deri 4 dhjetor.
“Duke marrë parasysh të gjitha specifikat e Parkut Kombëtar të Mavrovës, i cili është një nga zonat me biodiversitet të larmishëm dhe habitat natyral i një numri të madh species të mbrojtura; duke marrë parasysh faktin se ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë është në një proces afrimi me BE-në dhe direktivat e Bashkimit Europian janë shumë të rëndësishme ndikimeve që këto projekte mund të kenë në rrjedhën natyrale të lumenjve; duke marrë parasysh faktin se Parku Kombëtar i Mavrovës dhe territoret përreth janë zona kryesore të riprodhimit të ‘rrëqebullit Ballkanik’, një specie në rrezik zhdukje, ne i rekomandojmë ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë: përdorimin e metodave parandaluese dhe pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të projektit për ndërtimin e hidrocentralit në territorin e Parkut Kombëtar të Mavrovës”.
Me këtë argumentim, Këshilli i Europës fton Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankën Botërore që të përdorin mënyra më të kujdesshme dhe të marrin parasysh, pezullimin e financimeve të projekteve të hidrocentraleve në Maqedoni, në përputhje me rekomandimet e bëra.
Devijim i Radikës u kthye në një çështje të nxehtë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në fundin e vitit 2013 dhe fillimin e vitit 2014, atëherë kur u bë publik dhe projekti i Shkupit zyrtar për ndërtimin e një hidrocentrali, i cili do të përdorte ujin e lumit, i cili do të devijohej në Vardar për të përfunduar më pas në zonën e Mavrovës ku dhe ishte planifikuar ndërtimi i hidrocentralit./Top Channel/




Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>