Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Më mirë të jesh fëmija më i vogël apo më i madh?

$
0
0

Fëmija i madh është më i përgjegjshëm, më i vogli antikomformist dhe rebel dhe ata të mesit (nëse ka) më të qetë.
Mënyra se si rendi i kohës së ardhjes në jetë ndikon në personalitet është një argument që i tërheq shumë njerëzit e thjeshtë, po aq sa studiuesit.
Deri më tani studimet e ndryshme i kanë dhënë të drejtë në një farë mënyrë stereotipave, por po ta shikosh mirë, ndoshta nuk është kështu.
Një studim i sapopublikuar në revistën PNAS, që ka analizuar një numër personash, në kërkim të ndikimit që ka radha e lindjes në tipin e personit që jemi, nuk i ka dhënë të drejtë hipotezave se të lindësh para apo pas vëllezërve apo motrave formëson apo modelon në një farë mënyre karakterin.
Në vitin 1874 Francis Galton, më i vogli nga nëntë fëmijët në familjen e tij analizoi një kampion shkencëtarësh anglezë dhe zbuloi se fëmija i parë është më përfaqësues në raport me të tjerët që kanë lindur pas tij.
U krijua kështu ideja se motivi për këtë qëndronte në faktin se më të mëdhenjtë përfitonin një trajtim më të privilegjuar nga ana e prindërve, që u jep atyre një avantazh edhe nga një pikëpamje intelektuale në jetë. 50 vjet më vonë, psikiatri Alfred Adler, i pari nga 7 fëmijët, e zgjeroi më tej këtë koncept në tipare të personalitetit, duke pohuar se si fëmijët e parë ashtu edhe ata të fundit, në luftë të vazhdueshme për superioritet dhe për të fituar vëmendjen e prindërve, ishin më të prirur për t’u bërë neurotikë, ndërsa fëmijët e mesit rriten në mënyrë më të ekuilibruar dhe më të qetë.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>