Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Merkel rrëzohet nga karrigia, i bie të fikët

$
0
0

​Si edhe çdo vit, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Joachim Sauer mori pjesë në hapjen e Festivalit më të famshëm muzikor të Operas, në Bayeruth të Gjermanisë ku në program janë veprat muzikore të kompozitorit gjenial Richard Wagner.
Por për dallim nga vitet e kaluara, në festivalin tradicional në të cilin Merkel është vizitore e rregullt sivjet ka ngjarë një incident i cili opinionin gjerman e ka shokuar.
Sipas Bild-Zeitung online, Merkelit në pauzën e Operës “Tristan und Isolde” i ka rënë të fikët dhe për dy minuta me radhë ajo ka qenë pa vetëdije.
Në tavolinë bashkë me bashkëshortin e saj kanë qenë edhe Kryetari i Bundestagut Norbert Lammert dhe Ministrja e Shtetit për Kulturë Monika Grütters.
Pas dhënies së ndihmës Merkel është futur sërish në sallë dhe ka përcjellur deri në fund operën e famshme të Richard Wagnerit.
Pas shfaqjes, e pyetur nga mediat gjermane se si ndjehet pas anemisë, Merkel është përgjigjur shkurtimisht: “Shfaqja më pëlqeu shumë”.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>