Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Universitetet, 86 % e studentëve pohojnë se ka korrupsion

$
0
0

Rreth 86 për qind e studentëve shqiptarë thonë se në universitetet shqiptare zien korrupsioni. Shifra ka dalë nga një studim i bërë së fundmi nga Lëvizja ‘’Mjaft’’ dhe Ambasada Amerikane, ku janë intervistuar studentë në 5 qytete të ndryshme të vendit; Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë dhe Shkodër.
Studimi
Sipas studimit, 83 për qind e studentëve janë përgjigjur se njohin persona që janë të përfshirë në aktet korruptive. Zv.Ministrja e Arsimit, Nora Malaj, e pranishme gjatë prezantimit të rezultateve, theksoi se studentët duhet të refuzojnë dhënien e ryshfetit. Korrupsioni në sistemin universitar është një fenomen i njohur ndër vite, ku shpesh herë ka pasur raste që janë denoncuar apo proceduar penalisht pedagogë dhe studentë.

Niveli i korrupsionit

I vlerësuar sipas indeksit të korrupsionit, vendi merr 33 pikë nga 100 duke u renditur pas vendeve të rajonit, si Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje&Hercegovina. “Korrupsioni është një ndër problemet më të mëdha në Shqipëri. Ai merr forma të ndryshme të ryshfeteve që nga ryshfete për zyrtarë publikë, abuzimi i tenderave, privatizimi, kontratat publike, formimin e monopolet mbi mallrat bazë, aplikimi diskriminues i ligjeve dhe taksave, financimit të paligjshëm të politikës, ryshfete nga partitë politike etj,” thuhet në studim. Ndërkohë që një në dy qytetarë ka pranuar se ka paguar të paktën një ryshfet një zyrtari publik që nga viti 1999, siç raportohet nga Banka Botërore. Nga ana e qeverive është rritur angazhimi ndaj luftës kundër korrupsionit.
Punësimi i të rinjve

Bazuar në të dhënat e INSTAT, grupmosha e të rinjve ka shkallë pjesëmarrjeje në normat e punës më të ulët sesa grupmosha e të rriturve. Nga viti 2007 deri në vitin 2014, moshat nga 15 deri në 29 vjeç kanë pasur norma më të ulëta sesa moshat nga 30 deri në 64 vjeç. Nga të dhënat është vënë re se që nga viti 2007, ku shkalla e pjesëmarrjes së të rinjve në normat e punës ka qenë 50.1%, në vitin 2014 kjo normë ka zbritur në 41.9%, kjo për shkak të rënies së normës së rritjes së popullsisë. Por duke qenë se grupmosha e të rinjve përbën gati 20 % të popullsisë së vendit, problemi i papunësisë në radhët e tyre është shumë serioz.

Shkaqet

Papunësia në radhët e të rinjve në Shqipëri mund të shpjegohet nga një sërë faktorësh, ku ndër ta mund të përmendet: mungesa e arsimimit të duhur, kërkesa e ulët për punë etj. Por një pjesë e të rinjve kryejnë edhe punë të papaguara, apo janë të punësuar në ekonomi informale. Nga të dhënat shohim se norma e papunësisë së të rinjve është më e lartë se e të rriturve. Për vitin 2014, kjo normë, prej 32.5 %, ka tejkaluar dyfishin e normës së papunësisë në grupmoshat 30-64 vjeç, 13.3.%. “Një nga problemet kryesore pse norma e papunësisë së të rinjve është më e ulët sesa ajo e të rriturve është kualifikimi i tyre profesional. Individët që kanë kryer arsimin e lartë mund të kenë vështirë të punësohen për shkak se rezultatet e akteve korruptive të ushtruara gjatë shkollimit të tyre, ulin efiçencën e tyre si kapital human. Por në rastin e vendit tonë, problem është ende më i thellë, pasi edhe nëse ke kryer arsimin e lartë ashtu siç duhet, punësimi është i vështirë për shkak të ryshfeteve që individët e tjerë mund të ofrojnë për një pozicion të caktuar pune,” theksohet më tej në studim.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>