Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

”Der Spiegel”: Shërbimet sekrete gjermane kanë përgjuar vazhdimisht aleatët e tyre

$
0
0

Shërbimet sekrete gjermane kanë përgjuar vazhdimisht vendet aleate si dhe organizata të ndryshme në të gjithë botën, shkruan sot revista gjermane “Der Spiegel”.
“BND-ja (shërbimet sekrete gjermane) ka përgjuar vazhdimisht ‘miq’ në të gjithë botën, mes të cilave edhe ministrat e Brendshëm të SHBA-së, Polonisë, Austrisë, Danimarkës dhe të Kroacisë”, thekson e përjavshmja gjermane por pa dhënë burimet.
“Der Spiegel” por edhe media të tjera gjermane kishin publikuar edhe më parë se BND-ja kishte përgjuar vende aleate për llogari të SHBA-së, NSA-së dhe për vete.
Këto zbulime të fundit shkojnë edhe më larg duke dhënë gjithashtu detaje mbi shtrirjen e aktivitetit të BND-së.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>