Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

SHKA “Ana e Malit” në Festivalin e 25-të shqiptar në Nju Jork

$
0
0



Në Festivalin e 25-të shqiptar që u mbajt në Nju Jork, morën pjesë shumë shoqëri kulturore të diasporës shqiptare në Amrikë, kurse nga vendlindja ishte e ftuar vetëm SHKA “Ana e Malit”.


Paraqitja e kësaj shoqërie para publikut ishte jashtëzakonisht dinjitoze dhe me meritë mori duartrokitje të panumërta nga të pranishmit.


Kjo shoqëri do të marr pjesë edhe në “Sofra Shqipe”, që do të mbahet më 22 nëntor të këtij viti, nën organizimin e Albis Party dhe Tv Blue Sky.


Përveç SHKA “Ana e Malit”, në mbrëmjen e Sofrës Shqipe do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Z. Fatmir Gjeka.

Gjithashtu, Albis Party ka një porosi për të gjithë ata që nuk kanë bërë rezervime që mos ta lënë për momentin e fundit se nuk kanë mbetur shumë vende të lira.


Sofra Shqipe 2016 do të mbahet më 22 nëntor 2015, kurse edicionet e mëprashme janë mbajtur në Prizren, Ulqin dhe Shkodër. Naser Nika, pronar i Albis Party-t, thotë se në rrjedhë e sipër janë edhe përgatitjet për spektakle të tjera.






Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>