Një grua palestineze është vrarë pasi tentoi që të vrasë një rojë nga Izraeli në mes të ditës. Ngjarja ka ndodhur në Jerusalem. Në video shihet momenti kur 22-vjeçarja Hilwa Salim Darwish, ndalohet nga roja për të verifikuar identitetin e saj.
Gruaja nga veriu i Izraelit është parë duke folur me rojën e paidentifikuar, i cili qëndronte në postin e tij.
Në momentin që roja 33 vjeç, po verifikonte pasaportën e gruas, kjo e fundit kërkon diçka tek çanta e dorës që kishte me vete. Nga çanta, ajo nxjerr një thikë, me të cilën tenton të vrasë rojën. Por, 22-vjeçarja u vra më përpara.