Quantcast
Channel: Portali FLURUDHA
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466

Teherani emëron ambasadoren e parë femër

$
0
0

Një grua është emëruar ambasadore e Iranit në Malajzi, hera e parë për një pozicion të këtij niveli që prej revolucionit islamik të vitit 1979, njoftoi sot ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif.
Marzieh Afkham, 50 vjeç dhe diplomate karriere që prej 30 vitesh, ka qenë zëdhënëse e ministrit të Punëve të Jashtme që nga viti 2013, kur u zgjodh presidenti i moderuar Hassan Rohani.
Gruaja e parë që zgjidhet ambasadore, ishte gjithashtu edhe gruaja e parë zëdhënëse e diplomacisë iraniane.
Pas zgjedhejs së tij si president, Rohani i kishte kërkuar ministrave të vet të emëronin femra në poste të rëndësishme dhe kishte pohuar gjithashtu se diskriminimi nuk do të tolerohej në qeverinë e tij.
Ai vet ka emëruar tre femra në 11 zëvendëspresidentë.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 5466


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>